Site icon Telegrafi

Këto janë formacionet e mundshme për El Clasico, Barcelona dhe Real Madridi me më të mirët në dispozicion

Barcelona dhe Real Madrid do të luajnë El Clasicon e parë të sezonit 2023-24 këtë të shtunë në Stadiumin Olimpik.

Barça do të përpiqet të kalojë Real Madridin në renditje, ndërsa Los Blancos do të kërkojnë të zgjasin distancën aktuale prej një pike nga Blaugranët.

Në përpjekje për të fituar El Clasico, si trajneri i Barçës, Xavi Hernandez, ashtu edhe trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, do të fusin 11-shet më të mira, duke marrë parasysh dëmtimet që kanë në skuadrat e tyre.

 


Në rastin e Barcelonës, Xavi rikuperon disa nga lojtarët e tij të dëmtuar (Robert Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde), por De Jong, Pedri dhe Sergi Roberto, do të qëndrojnë në infermieri për të paktën edhe një javë tjetër.

Siç është e zakonshme që kur Xavi ka qenë trajner i Barcelonës, ai do të zgjedhë Ronald Araujo në krahun e djathtë për të kontrolluar Viniciusin, me të cilin Andres Christensen do të shoqërohet nga Inigo Martinez në qendër. Cancelo do të luajë më i avancuar me gjasë.

Lexo po ashtu Barcelona pret Real Madridin në El Clasicon e parë të sezonit – të gjitha lajmet para ndeshjes

Nga ana e tij, te Real Madrid, Ancelotti nuk do të mund të llogarisë në Dani Ceballos dhe Arda Guler, i cili ende nuk ka arritur të debutojë, përveç mungesave afatgjata të Eder Militao dhe Thiabut Courtois.

Në parim, Mendy do të zërë krahun e majtë, ndërsa Eduadro Camavinga do të luajë në mes dhe Toni Kroos do të mbetet jashtë formacionit sulmues.


Barcelona: Ter Stegen, Araujo, Christensen, Inigo Martinez, Balde; Gündogan, Gavi, Cancelo, Fermín Lopez, Joao Felix dhe Lewandowski.

Real Madrid:  Kepa; Carvajal, Rudiger, Alaba, Mendy; Valverde, Tchouaméni, Bellingham, Camavinga; Rodrygo dhe Vinicius.


/Telegrafi/

Exit mobile version