Bashkëshorti i deputetes laburiste, Jo Cox, e cila ndërroi jetë pas një sulmi me armë, ka bërë një postim me fjalë mallëngjyese.
41-vjeçarja nënë e dy fëmijëve, e cila u bë deputete një vit më parë, humbi jetën në spital pasi u qëllua në Leeds afër zyrës së saj.
Dëshmitarët thanë se autori ndodhej në zyrën e saj para se ajo të mbërrinte dhe ta qëllonte tri herë.
Mediat ndërkombëtare shkruajnë se pasi e qëlloi me një plumb në kokë dhe dy herë të tjera në trup, ai nisi ta godiste me një thikë të madhe ndërsa ajo qëndronte e shtrirë, e mbuluar në gjak.
Ndërsa bashkëshorti i saj, Berndan Cox postoi një foto të bashkëshortes së tij pak orë pas ngjarjes.
Ai i kërkon njerëzve që të luftojnë kudër urrejtjes, që vrau Jo, përcjell javanews.
“Sot është fillimi i një kapitulli të ri në jetën tonë. Më i vështirë, më i dhimbshëm, më pak i gëzueshëm, më pak i mbushur me dashuri. Unë dhe miqtë e Jo dhe familja e saj do të punojmë çdo moment të jetës të dashurojmë dhe edukojmë fëmijët tanë dhe të luftojmë kundër urrejtjes që vrau Jo. Jo besonte tek një botë më e mirë dhe ajo luftoi për këtë gjë çdo ditë të jetës së saj”, shkruan ai.
Policia ka arrestuar një 52-vjeçar të quajtur Tommy Mair si autorin e dyshuar të vrasjes.