Telegrafi

Këto janë fjalët e para të Rita Orës pas koncertit në Vatikan (Foto)

Rita Ora mori pjesë në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë, ku këndoi këngën “What Child is This”.

Përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale në Instagram, Rita ka shprehur nderin dhe privilegjin e të qenit pjesë e këtij momenti historik.

Lexo po ashtu Performanca e Rita Orës dhe Inva Mulës në Vatikan (Video)

“Jam e nderuar të kem qenë e ftuar për të përmbushur rolin si Ambasadore e Kosovës për të kënduar në kanonizimin e Nënës Terezë. Këndimi i ‘What Child is This’ për të festuar jetën dhe trashëgiminë e saj do jetë moment të cilin do e kujtoj gjithmonë”, ka shkruar në Instagram, Rita.

Lexo po ashtu Rita Ora fjalim emocionues për Nënë Terezën

Ndryshe, në mesin e shumë personaliteteve me famë botërore kanë marrë pjesë edhe violinisti Shkelzen Doli, soprano Inva Mula, ish-futbollistët, Ardian Kozniku dhe Lorik Cana. /Telegrafi/