Site icon Telegrafi

Këto janë fjalët e para të Gundogan pas transferimit te City (Video)

Mesfushori gjerman Ilaky Gundogan ka folur pas transferimit të tij te Manchester City.

Ish mesfushori i Borussia Dortmund ka thënë se kur ka dëgjuar për interesimin e Cityt ka kërkuar menjëherë të nënshkruaj me këtë skuadër.

“Jam shumë i kënaqur që kam nënshkruar me Manchester City”, ishin fjalët e para të Gundogan.

“Kur kam dëgjuar për interesimin e Cityt, zemra ime më tha të vija këtu dhe të veproja sa më shpejtë”.

“Kam kaluar një periudhë të shkëlqyer te Borussia Dortmund dhe dua t’i falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen, pasi kam kaluar pesë vite të mrekullueshme atu”.

“Është një mundësi fantastike që të punoj me trajner  si Pep Guardiola”.

“Iu premtoj fansave të Cityt që do ta jep gjithçka nga vetja për të fituar titullin dhe Ligën e  Kampionëve”, ka thënë Gundogan. /Telegrafi/

Exit mobile version