Telegrafi

Këto janë fjalët e para të Granit Xhakës pas transferimit në Arsenal

Klubi anglez, Arsenal zyrtarisht sot ka konfirmuar blerjen e re.

Granit Xhaka tashmë zyrtarisht është lojtar i “Topçinjve”, i cili me Arsenalin ka firmosur kontratë pesë-vjeçare.

Reprezentuesi shqiptar i Zvicrës thotë së është i lumtur që është bërë pjesë e klubit nga “Emiratës”. X

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Xhaka thotë se mezi pret të luajë në Londër.

“Unë jam shumë krenar që kam kaluar në Arsenal. Unë mezi pres të luajë në Londër për të përfaqësuar këtë klub të veçantë dhe të luajë në Premier League”, ka thënë Xhaka për faqen zyrtare të Arsenalit.

Ai ka shtuar se “dëshiron ta ndihmojë Arsenalin për të fituar trofe dhe t’i bëjë të lumtur tifozët”.