Trupi juaj ka nevojë për kolesterol, në mënyrë që të ndërtojë qelizat e shëndetshme. Megjithatë, nivelet e larta të kolesterolit mund të rrisin rrezikun për tu prekur nga sëmundjet e zemrës.
Duke qenë se kolesteroli i lartë nuk shfaq simptoma, ju mund ta vini veten në rrezik edhe pa e kuptuar – shkruan AgroWeb.
Regjimi ushqimor
Yndyrat e ngopura, të gjetura në ushqime si mishi i kuq, qumështi, por gjithashtu edhe disa produkte, të tilla si biskotat, rrezikojnë të rrisnin nivelin e kolesterolit të keq në gjak.
Mbipesha
Tashmë dihet se mbipesha është një nga arsyet kryesore që lidhet ngushtë me kolesterolin e keq në gjak.
Mungesa e aktivitetit fizik
Mungesa e aktivitetit fizik, mund të kontribuojë në rritjen e kolesterolit të keq dhe uljen e kolesterolit të mirë.
Duhani
Pirja e duhanit, dëmton muret e enëve të gjakut, duke i bërë ato më të prira për të grumbulluar depozita yndyrore. Duhani gjithashtu mund të ulë nivelin e kolesterolit të mirë, thonë ekspertët.
Mosha mund të jetë një tjetër faktor
Për shkak se kimia e trupit tuaj ndryshon kur plakeni, rreziku i kolesterolit të lartë rritet. Për shembull, ndërsa plakeni, mëlçia bëhet më pak e aftë të eliminojë kolesterolin e keq.
Diabeti
Sheqeri i lartë në gjak, kontribuon në rritjen e nivelit të kolesterolit të keq dhe dëmton gjithashtu arteriet tuaja.
Si të mund të parandaloni rritjen e nivelit të kolesterolit të keq?
Për të ndihmuar në parandalimin e kolesterolit të lartë, ju mund të:
• Reduktoni konsumin e kripës dhe të shtoni konsumin e frutave, perimeve dhe drithërave.
• Kufizoni sasinë e yndyrave shtazore dhe përdorni yndyra të mira në mënyrë të moderuar.
• Eliminoni kilogramët e tepërt dhe mbani një peshë të shëndetshme.
• Hiqni dorë nga duhani.
• Kryeni aktivitet fizik gjatë ditëve të javës, për të paktën 30 minuta.
• Konsumoni alkooli në mënyrë të moderuar.
• Menaxhoni stresin.