Site icon Telegrafi

Këto janë dënimet nëse ju shkon mendja për të falsifikuar biletat për Superkupën evropiane që do të luhet në Shkup

Manchester United dhe Real Madrid do të takohen në kuadër të Superkupës së Evropës më 8 gusht.

Për takimin, i cili do të zhvillohet në kryeqytetin e Maqedonisë, Shkup, janë marrë disa masa paraprake prej institucioneve shtetërore.

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot me shumicë votash kanë miratuar ndryshimet e Kodit Penal, më saktësisht të nenit 277 ku parashihen dënime drakoniane për personat që falsifikojnë, ri-shesin dhe ri-blejnë biletat të ndeshjes mes Djajve të Kuq dhe Los Blancos, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Ndryshimet e votuara tashmë janë:
Një vjet burg për: Ata që shesin, blejnë dhe ndërrojnë mjete me vlerë apo dokumenta që janë të limituara në prodhim apo janë të ndaluara të riprodhohen.

Tre vite burg: Nëse veprimtaria e pikës së lartëpërmendur organizohet nga disa njerëz në formë të rrjetizimit, ku materialet me vlerë shiten disa herë nëpërmes ndërmjetësuesve.

Dënim me para: Nëse këtë veprimtari e bënë ndonjë person zyrtarë.

-Do të konfiskohen materialet e ri-blera dhe ri-krijuara.

Shitja e biletave për këtë ndeshje janë shitur ekskluzivisht nga UEFA vetëm nëpërmjet formës online, ku blerësit potencial kanë garuar në mes vete. Përndryshe, biletat janë të personalizuara./Telegrafi/

Exit mobile version