Flaka e mori mesditën e së dielës, një pjesë të Viva Fresh Store, në qendër të Shtimes. Për të shuar atë u deshtë intervenimi i zjarrfikëseve.
Nga flakët që përfshiu objektin, goxha në rrezik ishin edhe punëtorët e kësaj qendre.
Pas intervenimit, zjarri u lokalizuar dhe nuk pati rrezik për banorët që jetojnë për rreth objektit.
Për ta kuptuar shkakun e zjarrit në vendngjarje dolën edhe hetuesit.
Zëvendës drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj, Basri Shabani, bëri me dije përmes telefonit se janë intervistuar disa nga punëtorët që ishin në orar në kohën kur shpërtheu zjarri, porse të dyshuar nuk ka. /Klan Kosova/