Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në kuadër të përgatitjeve për organizimin e procesit të votimit jashtë Kosovës për votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës, janë hapur kutitë postare në 23 shtete të ndryshme.
Të gjithë shtetasit e Kosovës të cilët jeni regjistruar për të votuar përmes postës, adresat e kutive postare të KQZ-së jashtë Kosovës por edhe të kutisë postare të KQZ-së në Kosovë, mund të votoni: Australi, Austri, Belgjikë, Çeki, Danimarkë, Francë, Gjermani, Holandë, Hungari, Itali, Kanada, Kosovë, Kroaci, Mal i Zi, Maqedonia e Veriut, Norvegji, SHBA, Shqipëri, Slloveni, Suedi, Turqi, Mbretëria e Bashkuar dhe Zvicër.
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Afro 105 mijë qytetarë në diasporë janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Mbi 44 mijë prej tyre jetojnë në Gjermani. Votimin do të mund ta bëjnë me postë nga 9 janari, ose në përfaqësitë diplomatike të Kosovës vetëm më 8 shkurt.