El Clasico që pritet të jetë ndoshta edhe vendimtare në luftën për titull të La Ligas zhvillohet sonte (e shtunë) nga ora 21:00.
Real Madrid (63 pikë) pret Barcelonën (65 pikë), ndërsa Atletico Madrid është lider me 66 pikë, ndërsa luan me Real Betis të dielën.
Marca ka zgjedhur 50 faktet rreth El Clasicos që duhet të dini, sidomos ju që jeni fansa me këto dy klub.
1. Real Madrid ka epërsinë historike, pasi ka fituar 74 nga 181 ndeshje të ligës mes dy gjigantëve, ndërsa Barcelona ka fituar 72. Mes tyre janë 35 barazim.
2. Real Madridi ka fituar dy ndeshjet e fundit kundër Barcelonës, por nuk i kanë fituar tri radhazi që nga viti 1978.
3. Nëse Real Madridi fiton, do të jetë hera e parë që ata kanë fituar të dy ndeshjet në La Liga brenda një sezoni kundër Barcelonës, që nga sezoni 2007/08.
4. Vetëm dy gola i ndajnë ata në ndeshjet e kampionatit, pasi Real Madrid ka shënuar kundër Barcelona 291 herë, ndërsa Barcelona ka gjetur portën kundër Real Madridit në 289 raste.
5. Kjo është El Clasico e parë që zhvillohet në “Alfredo Di Stefano”, transmeton Telegrafi. Los Blancos kanë humbur dy nga tre ndeshjet e mëparshme kur luanin me Barcelonën për herë të parë në një stadium të ri.
6. Lionel Messi ka më shumë gola në El Clasico se çdo lojtar tjetër (26), i ndjekur nga Alfredo Di Stefano dhe Cristiano Ronaldo me nga 18.
7. Messi gjithashtu duhet të bashkohet me Xavi Hernandez si lojtari i Blaugranave i cili ka luajtur në kampionat kundër Real Madridit, plot 29.
8. Në këtë fazë të sezonit, Real Madrid ka pasur katër herë më shumë pikë në 10 sezonet e fundit – duke fituar titullin në dy prej tyre – ndërsa Barcelona ka pasur të njëjtat ose më shumë pikë në nëntë nga 10 sezonet e fundit, duke përfunduar si kampione në pesë raste.
9. Zinedine Zidane ka mesatarisht 2.24 pikë për ndeshje si trajner i Real Madridit, krahasuar me 1.5 të Ronald Koeman për Barcelonën.
10. Nëse Koeman humbet këtë ndeshje, ai do të jetë trajneri i parë i Blaugranave që nga Joaquim Rife në vitin 1980 që humbi dy ndeshjet e tij të para në La Liga me Real Madridin.
11. Këtë sezon, Real Madridi po shënon shumicën e golave të tyre midis minutave 76 dhe 90, ndërsa katalanasit shënojnë më shumë midis minutave 31 dhe 45.
12. Në anën tjetër, Los Blancos pësojnë më shumë gola midis minutës 46 dhe 60, ndërsa Barcelona midis minutave 61 dhe 75.
13. 51 golat e Real Madridit në kampionat kanë ardhur 13 me kokë, 10 me këmbë e majtë dhe 25 me këmbën e djathtë; Barcelona ka shënuar 68 gola: pesë me kokë, 42 me këmbën e majtë dhe 17 me të djathtën.
14. Gola e Real Madridit kanë përfshirë 42 brenda zonës, shtatë jashtë dhe dy me penallti, ndërsa Barcelona ka shënuar 55 herë nga brenda zonës, tetë herë jashtë, dy goditje të lira dhe dy penallti.
15. Real Madrid është përballur me më shumë goditje drejt portës këtë sezon se Barcelona, por me më pak shënjestër: 268 goditje (91 në portë) në 238 goditje (98 në portë).
16. Sergio Ramos ka humbur vetëm dy El Clasicos që nga debutimi i tij në shtëpi, por Los Blancos kanë kaluar tutje: në Ligën e Kampionëve në vitin 2011 dhe Copa del Rey në vitin 2013.
17. Barcelona është më vdekjeprurëse në La Liga këtë sezon, me 19.3 për qind të goditjeve të tyre që kanë gjetur rrjetën, ndërsa Real Madridi renditet në vendin e tetë për nga saktësia me 16.6 për qind.
18. Goli i parë është thelbësor: Barcelona ka fituar 94 për qind të ndeshjeve të tyre në La Liga këtë edicion kur ata shënojnë të parët, ndërsa Real Madrid fiton në 84 për qind të ndeshjeve të tyre pasi kalojnë në epërsi.
19. Kjo është hera e pestë që Barcelona dhe Real Madrid përballen në javën e 30-të, me më pak se tre pikë që i ndajnë në renditje. Dy herët e fundit që ndodhi kjo, ata barazuan (2002 dhe 2003).
20. Barcelona po kërkon fitoren e tyre të 10-të radhazi në La Liga për herë të tretë në historinë e tyre, dy rastet e fundit në vitet 2011 dhe 2013.
21. Messi ende nuk i ka shënuar Thibaut Courtois që kur belgu u bashkua me Real Madridin, transmeton Telegrafi. Messi do të kërkojë ta bëjë atë viktimën e tij të katërt në El Clasico pasi ai ka shënuar ndaj Iker Casillas (17 herë), Keylor Navas (pesë) dhe Diego Lopez (katër) .
22. Antoine Griezmann ka shënuar në tre nga pesë ndeshjet e tij të fundit në kampionat, por ai ende nuk ka shënuar kundër Los Blancos si lojtar i Barcelonës.
23. Karim Benzema ka shënuar të paktën një herë në gjashtë ndeshjet e tij të fundit në La Liga dhe mund të bëhet lojtari i katërt i Real Madrid që shënon në shtatë ndeshje radhazi në kampionat në shekullin 21, pas Ruud van Nistelrooy (2007), Cristiano Ronaldo (në katër raste) dhe Gareth Bale (2018).
24. Benzema nuk ka shënuar kundër Barcelonës në nëntë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat.
25. Nëse Marco Asensio shënon, do të jetë hera e parë që ai shënon në tre ndeshje radhazi në La Liga në karrierën e tij.
26. Toni Kroos dhe Messi janë forcat krijuese për ekipet e tyre, duke krijuar përkatësisht 62 dhe 63 raste për gol, me secilin që ka regjistruar nga tetë asistime. Vetëm Iago Aspas ka numra më të mirë (50 raste të krijuara + 10 asistime).
27. Marc-Andre ter Stegen dhe Courtois janë portierët e tretë dhe të katërt për sa i përket përqindjes së pritjeve këtë sezon, përkatësisht me 76.6 për qind dhe 74.2 për qind.
28. Jesus Gil Manzano , gjyqtari i El Clasicos, jep mesatarisht 4.38 kartonë për ndeshje këtë sezon dhe është i dyti për sa i përket numrit të penalltive të dhëna.
29. Los Blancos janë më të rrezikshëm nga këndi, duke shënuar gjashtë herë prej tyre në La Liga këtë sezon, ndërsa Barcelona ka shënuar tre.
30. Barcelona kryeson listën për pasimet e bëra në La Liga (20,531), me Real Madridin që është i dyti (17,097).
31. Pedri ka luajtur më shumë ndeshje se çdo lojtar i Barcelonës këtë sezon (43), një më shumë se Frenkie de Jong, dhe ka humbur vetëm një ndeshje.
32. Për Real Madridin, Luka Modric ka bërë paraqitjet më të shumta me 38, i ndjekur nga Kroos dhe Vinicius Junior me 37.
33. Lojtarët nën moshën 23 vjeç kanë luajtur 12,064 minuta për Blaugranat këtë sezon dhe 6014 për Real Madridin.
34. Nga këta lojtarë të rinj, Pedri dhe Rodrygo Goes kanë ndikimin më të madh për sa i përket asistimeve, me nga gjashtë secili.
35. Vinicius është lojtari më i mirë nën 23 vjeç në të dy anët, me gjashtë gola pas dy golave të tij ndaj Liverpoolit.
36. Barcelona ndan barrën e shënimit të golave më mirë se çdo skuadër në pesë ligat më të mira të Evropës, pasi ka 18 golashënues të ndryshëm në La Liga këtë sezon, një rekord i klubit në shekullin 21, i barabartë me sezonin e kaluar.
37. Messi mund të jetë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave në El Clasico, por ai nuk ka shënuar në gjashtë ndeshjet e tij të fundit kundër Real Madrid dhe kurrë nuk kanë kaluar shtatë El Clasicos pa shënuar të paktën një gol.
38. Griezmann mund të bëhet lojtari i shtatë në historinë e La Liga që shënon kundër Los Blancos për Barcelonën dhe Atletico Madridin, duke u bashkuar me emra si: Marcial Pina, Marcos Alonso, Jesus Landaburu, Julio Salinas, Simao Sabrosa dhe Luis Suarez.
39. Zidane mund të kalojë Jose Mourinhon me Clasicos të fituara, pasi të dy kanë nga pesë fitore, transmeton Telegrafi. Vetëm Miguel Munoz (16), Francisco Bru (gjashtë) dhe Luis Molowny (gjashtë) kanë më shumë.
40. Barcelona ka fituar pesë nga shtatë ndeshjet e fundit jashtë në Real Madrid në të gjitha garat, por ata humbën në vizitën e tyre të fundit dhe nuk kanë humbur dy radhazi ndeshje që nga viti 2008, kur Frank Rijkaard ishte trajner.
41. E shtuna në mbrëmje do të bëjë që Sergio Ramos të mos luajë kundër Barcelonës në La Liga për herë të parë që nga bashkimi me Real Madrid, pasi ka luajtur në të gjitha ndeshjet (31).
42. Rikthimet janë të rralla: Real Madrid ka fituar 10 nga 11 ndeshjet në shtëpi ku ka kaluar në epërsi, ndërsa Barcelona ka fituar të gjitha 10 ndeshjet jashtë në të cilat kanë kaluar në avantazh.
43. Isco dhe Vinicius janë lojtarët e Real Madridit që futen si zëvendësues më së shumti, nga 12 secili.
44. Francisco Trincao i Barcelonës e mposht këtë numër, pasi është përdorur si zëvnedësues 21 herë nga Koeman këtë sezon.
45. Casemiro kryeson listën te Real Madridi në kategoritë e mëposhtme në mbrojte: starte, goditje të bllokuara, faulle dhe kartonë të verdhë.
46. Messi është lideri në sulmin e Barcelonës në këto zona: gola, gjuajtje në portë, goditje jashtë portës, asistime, pasime në pjesën e kundërshtarit, harkime, driblime dhe faulle të fituara.
47. Courtois ka pritur të pesë goditjet që Messi ka realizuar në potin e tij në ndeshjet e La Liga që kur ai u bashkua me Real Madridin.
48. Los Blancos kanë humbur vetëm një nga 19 ndeshjet e tyre të fundit në La Liga, e fundit ndaj Levantes në janar.
49. Riqui Puig (1.69m) dhe Luka Modric (1.72m) janë lojtarët më të shkurtër që mund të paraqiten në El Clasico .
50. Në anën tjetër, Gerard Pique (1.94m) dhe Eder Militao (1.86m) janë më të gjatit.
/Telegrafi/