Telegrafi

Njëqind transferimet më të mëdha në histori të futbollit (Foto)

Romelu Lukaku ditë më parë e ka kompletuar transferimin e tij nga Everton te Manchester United për 85 milionë euro.

Belgu e zë vendin e gjashtë si transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Më i shtrenjti mbetet Paul Pogba që kishte kaluar verën e vitit të kaluar nga Juventusi te United për 106 milionë euro.

Ai e kishte mposhtur Gareth Balen që në vitin 2013 u bashkua nga Tottenham te Real Madridi për 100.8 milionë euro.

Lojtari i ri më i shtrenjtë është Raheem Sterling, që kaloi nga Liverpooli te City për  69.1 milionë euro.

Kylian Mbappe mund ta thyej rekordin nëse vendos të largohet këtë verë.

Mbrojtësi më i shtrenjtë është David Luiz që u shti nga Chelsea te PSG për 62 milionë euro.

Portieri më i shtrenjtë në histori mbetet Gianluigi Buffon që kaloi nga Parma te Juventusi për 52 milionë euro.

Transferimi më i shtrenjtë jashtë Evropës është braziliani Oscar që la Chelsean për tu bashkuar me Shanghai SIPG për 60 milionë euro. /Telegrafi/