Site icon Telegrafi

Këto janë 10 transferimet më të shtrenjta të afatit të janarit

Afati kalimtar i dimrit është mbyllur zyrtarisht në mesnatën e 31 janarit.

E përditshmja spanjolle Marca ka publikuar listën me blerje më të shtrenjta gjatë këtij afati kalimtar.

Transferimi më i shtrenjtë është mesfushori Oscar që la Chelsean për skuadrën kineze Shanghai SIPG për 60 milionë euro.

Lexo po ashtu Këto janë top-10 transferimet e afatit kalimtar të janarit (Foto)

Blerja e dytë më e shtrenjtë është Julian Draxler, ndërsa podiumin e mbyll Gabriel Jesus që kaloi te Manchester City.

Pesë nga 10 transferimet e bërë janë nga Superliga Kineze. /Telegrafi/

Transferimet më të shtrenjta të janarit 2017

Oscar (Chelsea – SIGP) – 60 milionë euro

Draxler (Wolfsburg – PSG) – 40  milionë euro

Gabrel Jesus (Sao Paulo – Man City) – 32 milionë euro

Guades (Benfica – PSG) – 30 milionë euro

Payet (West Ham – Marseille) – 29.3 milionë euro

Ighalo (Watford – Yatai) – 23.3 milionë euro

Schneiderlin (Man Utd – Everton) – 22.9 milionë euro

Zhang (HB CFFC) – 20.44 milionë euro

Witsel (Zenit – TJ Quanjian) – 20 milionë euro

Pato ( Villareal – TJ Quanjian) – 18 milionë euro 

 

Exit mobile version