Telegrafi

Këto janë 10 nokautet e ‘çmendura’ të “Bombarduesit të Bronzit”, njeriut që i kërkoi meç Joshuas (Video)

Deontay Wilder i ka kërkuar përballje kampionit të botës, Anthony Joshua.

Joshua fitoi mbrëmë(e shtunë) super-meçin e kategorive të rënda ndaj Wladimir Klitschkos, duke bërë për vete titujt e WBA, IBO dhe IBF.

Pas kësaj fitore e gjithë bota u qua ta uroj boksierin londinez për këtë fitore të madhe, por ishte amerikani Wilder, i cili i kërkoi ‘fer’ Joshuas.

Lexo po ashtu Nuk i lë përshtypje fitorja ndaj Klitschkos, amerikani i kërkon ‘luftë’ Joshuas (Foto)

Megjithatë, amerikani 31-vjeçar nuk është për tu hedhur poshtë, pasi në karrierën e tij, nga 38 ndeshje të luajtura, ka po kaq fitore dhe nga to 37 me KO.

Më poshtë, Telegrafi iu sjell 10 nokautet më të çmendura të amerikanit që njihet ndryshe si “Bombarduesi i Bronzit”. /Telegrafi/