Granit Xhaka pati një paraqitje të mirë ndaj Leiceter Cityt.
Ndeshje a javës së dytë të Ligës Premier në mes të kampionit aktual të Anglisë, leicester Cityt dhe Arsenalin përfundoi me barazim 0:0.
Megjithatë, mesfushori nga Kosova, Granit Xhaka pati një paraqitje të mirë në aspektin individual.
Reprezentuesi zviceran pati 81% të pasimeve të saktë në këtë takim, teksa bllokoi edhe katër herë goditjet e kundërshtarëve.
Xhaka gjithashtu pati edhe dy ndërprerje të aksioneve dhe një duel të fituar. /Telegrafi/
Statistikat e Xhakës ndaj Leicesterit:
81% pasime të sakta
4 bllokime
2 ndërprerje të aksioneve
1 duel i fituar