Site icon Telegrafi

Këto ishin rezultatet e Primoz Glihas në krye të Kosovës

Primoz Gliha nuk do të jetë më përzgjedhës i Kosovës, pasi që kontrata e tij me FFK-në ka mbaruar.

Slloveni ishte caktuar në krye të ekipit pas largimit të Alian Giresse, i cili drejtoi Kosovën pak më shumë se një vit.

Në 10 ndeshje zyrtare, Giresse kishte një rekord relativisht negativ me vetëm tri fitore, tri barazime dhe katër humbje.

Gliha erdhi para pesë muajsh te Kosova, për gjashtë ndeshjet e mbetura në fazën e grupeve eliminatoreve për Euro 2024.

Ai e mori ekipin me 3 pikë, pas 3 barazimesh dhe 1 humbje, shkruan Telegrafi.

Në gjashtë ndeshjet e mbetura, Gliha mori 2 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Slloveni fitoi ndaj Andorrës dhe Izrealit, barazoi ndaj Zvicrës dy herë, ndërsa pësoi humbje nga Rumania dhe Bjellorusia.

Në gjashtë ndeshje ai tuboi 8 pikë, por që nuk mundi t’ia ndryshojë vendin në renditje Kosovës, që i mbylli eliminatoret në vendin e pestë.

Tani FFK do të kërkojë një tjetër përzgjedhës për eliminatoret e Kupës së Botës. /Telegrafi/

 


Exit mobile version