Telegrafi

Këto figura publike ishin të pranishëm në varrimin e Ergi Dinit (Video)

Sot (e martë) është përcjellur për në banesën e fundit këngëtari Ergi Dini, i cili ndërroi jetë tragjikisht mbrëmë nga një aksident me motor.

Varrimi i të ndjerit është bërë gjatë pasditës së sotme në varrezat e qytetit të Shkodrës, gjersa të pranishëm ishin një numër i madh njerëzish.

Lexo po ashtu Ergi Dini përcillet për në banesën e fundit, familjarët nuk e përmbajnë dot veten (Foto)

Përveq familjarëve, shoqërisë dhe dashamirëve, në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë edhe disa prej fytyra të njohura publike.

Arilena Ara, Rozana Radi, Alban e Betrix Ramosaj, Erik Lloshi, Samanta Karavella janë disa prej emrave të cilët ishin të pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Shumë artistë të tjerë, në pamundësi për të qenë prezent kanë shprehur ngushëllimet familjarëve përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Yjet lartësojnë figurën e Ergi Dinit dhe ngushëllojnë familjen (Foto)