Salma Hayek është fituese absolute, Nicole Kidman ka ndarë botën e modës.
Ndarja e Oscarit është një ndër ngjarjet më glamuroze në botë, kur damat dëshirojnë që të nxjerrin veten në pah, midis tjerash, edhe me fustanet e tyre.
Dhe derisa disa kanë shkëlqyer dhe e kanë ngazëllyer gjithë botën e modës, të tjerat kanë shkuar aq larg sa që kombinimet e tyre të veshjeve janë shpallur dështim i modës dhe zhgënjim i vitit, transmeton Telegrafi.
Sikur rastësisht në atë mbrëmje të ishte ndarë shpërblimi për fustanin më të keq, fitimtare do të ishte përfundimisht Salma Hayek.
Menjëherë pas saj do të gjendej Viola Davis, me fustanin ngjyrë rozë të zjarrtë, i cili aq panevojshëm ka shkëlqyer dhe aspak nuk i përshtatej figurës së saj…
Siç duket, as pasqyra nuk ka ndikim të madh as te këngëtarja En Clark, e njohur si St Vincent.
Ideja e Whoopi Goldbergut që të shmanget nga stili i saj i njohur, të cilin kryesisht e përbëjnë rrobat, përfundimisht në mbrëmjen e ndarjes së çmimit është pëlqyer.
Andra Day do të ishte dashur të zgjidhte misterin dhe t’i zbulonte botës se çfarë paraqet saktësisht ky kreacion…
Si edhe mënyra e saj e pozimit…
Haley Bennett është e gatshme për rirregullimin e oborrit…
Rreth fustanit mbretëror ngjyrë të kaltër të Nicole Kidmanit, mendimet janë të ndara. Për disa nuk ka të meta dhe aktores i rri perfekt, ndërsa për të tjerët është tmerr mode…
Ju çfarë mendoni? A ju pëlqen edhe juve ndonjë nga këto fustane? Ndani me ne komentet! /Telegrafi/