Site icon Telegrafi

Këto atlete i kushtuan 2 milionë dollarë Draket (Foto)

Drake, më parë ishte thjesht një reper, por tanimë është futur “kokë e këmbë” në biznes.

Këtë nuk e vërteton vetëm suksesi me albumin Views që dha statusin “mbret të repit”, por dhe fakti se 29 vjeçari ka shpenzuar rreth 2 milionë dollarë për të blerë atlete të reja.

Të blesh një palë këpucë OVO x Air Jordan 10s në Ebay mund t’ju kushtojë 600 dollarë,por atltetet prej ari që reperi ka porositur janë “jashtë serie”.

Drake ka publikuar foto të tyre në Instagram, dhe nëse ai thotë të vërtetën për peshën e tyre, kjo nënkupton se ai ka shpenzuar 1.9 milionë lekë për to, shkruan revista GQ.

Exit mobile version