Telegrafi

Këto atlete ju fton t’i bleni Rita Ora (Video)

Rita Ora ka kohë që nuk ka sjellë projekte të reja muzikore.

Por, ajo po vazhdon të jetë në media edhe në saje të reklamave të markave botërore.

Këngëtarja shqiptare po vazhdon të promovojë produktet e kompanisë gjermane të Adidasit, transmeton Telegrafi.

Ajo së fundi u ka bërë thirrjeve të gjithëve të blejnë atlete ‘të cilat janë në trend, komfore dhe me stil për të gjitha llojet e sporteve’.

Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe për një projekt të ri muzikor, i cili do të jetë për pak muaj para fansave. /Telegrafi/