Site icon Telegrafi

Këtë vjeshtë secila femër patjetër duhet të ketë këtë model pantallonash: Të rehatshme dhe trendi, u rrinë shkëlqyeshëm të gjithave!

Pikërisht ky model pantallonash duhet të dominojë skenën e modës në periudhën e ardhshme

Imperativ i modës, këtë vjeshtë, është që gardëroba të jetë sa më e rehatshme, transmeton Telegrafi.

Ekspertët e modës thonë që nëse nuk i keni së paku një palë pantallona lëkure në gardërobë veten nuk mund ta quani femër me stil.

Lëkura në disa sezone të fundit është shumë e popullarizuar, andaj edhe mund të shihen pjesë më të ndryshme nga ky material interesant.

Ky model i pantallonave, të cilat do të jenë në fokus në periudhën e ardhshme, i rri mirë bash çdo shtati, ndërsa meqenëse janë me bel të lartë në mënyrë të përsosur do ta fshehin edhe tepricën e kilogramëve në stomak.

Mund të barten bashkë me atlete, por edhe me këpucë me taka, gjë që i bën rrobë në të cilën ia vlen të investohet.

/Telegrafi/

Exit mobile version