Ish-konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 2, Ylli Dervishi, ka ndarë një lajm fantastik për fansat.
Ai bëri të ditur në Ora Shtatë të Klan Kosovës se së bashku me Veronën po planifikojnë dasmë.
Nuk dihet akoma data e martesës, por është e sigurt se këtë vit do të ketë dasmë.
Ylli ka qenë një nga banorët më të komentuar në edicionin e dytë të këtij reality shou.
Kjo për shkak të situatës dhe raportit që krijoi me Santiana Malokun, gjë që u përfol jashtë shumë.
Në lidhje me këtë, mori famë të madhe edhe partnerja e tij, pasi u fut në BBVK për një përballje me Yllin.
Sidoqoftë, ata po vazhdojnë të jenë të lumtur e të shfaqen kudo bashkë. /Telegrafi/