Telegrafi

Këtë truk mode nga Eva Longoria duhet ta përdorin të gjitha femrat, veçanërisht ato shtatshkurtra!

Ajo shkëlqeu në një kostum ngjyrë jargavani

Edicioni perfekt i modës së Eva Longorias në promovimin e serialit të ri!

Eva Longoria është një “Afërditë e vogël” e vërtetë duke pasur parasysh se është e gjatë vetëm 157 centimetra.

Aktorja është sinonim i seksit, feminitetit dhe bukurisë dhe shumë zonja shtatshkurtra pëlqejnë të kopjojnë stilet e saj, sepse ajo gjithmonë di të theksojë me profesionalizëm atributet e saj, transmeton Telegrafi.

Pas lindjes në vitin 2018, ajo iu përkushtua seriozisht pamjes së saj. Stërviti fort dhe korrigjoi dietën e saj dhe rezultati nuk mungoi – aktorja e njohur duket si një bombë e vërtetë.

Fakti është se Eva di të përshtatet me veshjet e modës, ndaj ka përdorur një truk të vogël në promovimin e serialit të ri “Gordita Chronicles”.

Eva zgjodhi një komplet lëkure ngjyrë jargavani, i përbërë nga një fund pencil i ngushtë me bel të thellë, një xhaketë të stiluar mirë dhe një top interesant që tërhoqi vëmendje të veçantë.

Ky model fundi nuk u bën lajka zonjave shtatshkurtra, por ky kombinim Evës i rri shumë mirë.

Eva Longoria fitoi njëzet kilogramë gjatë shtatzënisë. Megjithatë, ajo nuk nxitoi menjëherë për të humbur peshë, pavarësisht presioneve që pësoi si personazh publik. /Telegrafi/