Site icon Telegrafi

Këtë të dielë, finalja e madhe e “Super Sfidës”

Pas më tepër se 32 javë garë, dramë, tension dhe lojëra nga më interesantet, show emisionit “Super Sfida”- format i cili i mbante familjet kosovare para ekranit çdo të diele mbrëma – po i ofrohet fundi për këtë sezonë.

Këtë të diel (me 7 qershor), në ora 20:50, do të zhvillohet finalja e madhe e “SupërSfidës”, ku në arenën e skenës se këtij emisioni do të sfidohen ekipi “Alsat – M” dhe L’sho n’ler.

Fituesi i garës do të shpërblehet më një veturë (ose vlerën e veturës mund ta konvertojnë në para).

Ndryshe, në këtë show emison që nga fillimi i tij e deri më tani, pjesë e garës kanë qenë 64 ekipe (personalitete nga sfera të ndryshme të jetës), që janë ballafaquar në mes veti gjatë 32 emisioneve (garave).

“Super Sfida”, do të rikthehet pësëri në muajin shtator më lojëra dhe mysafirë të rinj. /Telegrafi/

Exit mobile version