Manchester City ka arritur marrëveshje me Twenten për huazimin njëvjeçar të Bersant Celinës.
Mesfushori me tipare sulmuese është huazuar në Twente, ku shpreson të ketë më shumë minuta në dispozicion.
Por, nuk është vetëm skuadra holandeze që ka shprehur interesim për 19-vjeçarin.
Raportohet se edhe skuadra e ligës së dytë angleze, Sheffield Wednesday ku paraqitet edhe sulmuesi Atdhe Nuhiu, ishte e interesuar për ta huazuar lojtarin.
Celina do të qëndroj në kampionatin holandez për një vit, ku më pas shpreson të kthehet te Citizens. /Telegrafi/