Site icon Telegrafi

Këtë mund ta shihni për herë të parë: Bebja fle gjumë të thellë në qesen amniotike, mjekët presin që të zgjohet (Video)

Mjekët kanë përjetuar një befasi të vërtetë, janë detyruar të presin plot shtatë minuta që bebja të zgjohet.

Lindja e trenjakëve ndodh shumë rrallë, mirëpo edhe më rrallë që lindin në qesen amniotike, transmeton Telegrafi.

Ndoshta tashmë keni pasur rastin të shihni xhirime në të cilat bebet janë lindur në qesen amniotike që për herë të parë kanë marrë frymë dhe se si mjekët heqin atë nga bebet, mirëpo kjo video është krejtësisht ndryshe.

Gjatë lindjes së paradokohshme të trenjakëve, dr. Rodrigoda Rosa Filho ka përjetuar një befasi të vërtetë, dy nga tri bebet kanë qenë në qesen amniotike, mirëpo në vend që mjekët menjëherë të hapin, kanë vendosur që bebja më parë të zgjohet.

Bebja e tretë, Adelin e vogël, është përpëlitur dhe ka fjetur gumë në qesen e vet plot shtatë minuta para se mjekët ta nxirrnin nga amniosi.

Duke shikuar këtë video mundeni të përjetoni jetën e bebes në stomak.

– Dje kanë lindur tenjakët! Joachimi ka lindur në qesen amniotike. Kemi qenë të ngazëllyer. Mirëpo, pastaj lindi ajo… Gjithashtu na ka lënë që të mrekullohemi derisa ajo flinte gjumë të thellë. Kështu kemi pritur shtatë minuta, duke shikuar sjelljen e saj sikur të ishte ende në stomak. Kjo është mrekullia e jetës, – kanë shkruar mjekët bashkë me videon.

Vërejtje: videoja përmban skena të ndjeshme.

/Telegrafi/

Exit mobile version