Mbi vendin tonë, ditëve të para të javës do të ketë mot me shtrëngata me shi kurse nga mesi i javës do të mbaj mot më stabil.
Sot do të mbajë mot pjesërisht i vranët, pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.
Sipas Prishtina Weather, nga dita e mërkurë do të ketë mot më stabil me intervale më të gjata me diell, vetëm rreth viseve malore mbeten mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullimë.
Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare veriperëndimi-perëndimi 2-6m/s. Shtypja atmosferike do të pësojë një rënie të lehtë nën vlera normale. /Telegrafi/