Site icon Telegrafi

Këtë javë detajet për faljen e borxheve

Takimi i parë i komisionit për faljen e borxheve do të mbahet gjatë kësaj jave. Zyrtarët e Ministrisë së Financave kanë treguar se pas këtij takimi do të bëhen të ditura detajet.

“Aktualisht janë duke u grumbulluar të dhënat për këtë çështje dhe në momentin që të jenë të gatshme këto të dhëna do të mblidhet komisioni. Takimi i parë pritet të mbahet gjatë kësaj jave dhe do të prezantohen të dhënat preliminare sa i përket shumës dhe listës së përfitueseve”, ka treguar për Telegrafin Muharrem Shahini Drejtor i zyrës për Komunikim me Publikun në Ministrinë e Financave. /Telegrafi/

Exit mobile version