Telegrafi

Këtë fundjavë fillojnë xhirimet e “O Sa Mirë”, konfirmohet rikthimi i Olta Dakut

Seriali më i shikuar në vend, “O Sa Mirë” do të fillojë xhirimet e sezonit të ri shumë shpejt.

Këtë funjavë pritet të nisin xhirimet e “O Sa Mirë”, konfirmojnë burimet e Telegrafit.

E sezona e re, po vjen me një frymë të re e me personazhe të njohura.

Faqja zyrtare në Instagram ka konfirmuar se Olta Daku do të rikthehet me rolin e saj të njohur në serial si “zyshja e Fizikës”.

Olta Daku është një prej aktoreve më të dashura të serialit “O Sa Mirë”.

/Telegrafi/