Telegrafi

Këtë dyshe të mesfushës tifozët e Arsenalit po i kërkojnë Wengerit (Foto)

Arsenal ka transferuar gjatë afatit kalimtar të verës dy futbollistë shqiptarë.

Gunners kanë sjell në radhët e tyre Shkodran Mustafin e Valencias dhe Granit Xhakën prej Borussia Moenchengladbachut.

Gjersa Mustafi po luan gjithmonë në formacionin shartues, Xhaka ka humbur vendin e titullarit, transmeton Telegrafi.

Por me vendimin e trajnerit francez të Arsenalit, Arsene Wenger nuk po pajtohen tifozët e ekipit të Ligës Premier.

Lexo po ashtu Gjyqtari që i tregoi kartonin e kuq ia sheh sherrin Granit Xhakës (Foto)

Në një sondazh të organizuar prej televizionit britanik Sky Sports, del se fansat preferojnë për mesfushë dyshen Santi Cazorla dhe Granit Xhakën, të cilët kanë marrë besimin e 64 për qind të votuesve.

Mbetet të shihet nëse gjatë fundjavës Wenger do ti beson Xhakës në ndeshjen kundër Sunderlandit. /Telegrafi/