Bella Hadid çdo ditë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje dhe oferta nga shtëpitë e modës. Madje shumëkush beson se shumë shpejt do ta arrijë famën e motrës së saj, Gigi.
19-vjeçarja ka filluar të pushtojë pistat e modës falë bukurisë së saj dhe linjave trupore.
Mirëpo, fotografitë nga e kaluara tregojnë se bukuria e modeles nuk është aq natyrale.
Tabloidet raportojnë se Bella ka kërkuar nga një kirurg plastik që të intervenojë në fytyrën e saj, por edhe në kapakët e syve duke ia ndryshuar dukshëm pamjen.
Intervenimet më të dukshme janë në hundë dhe në hapjen e kapakëve të sipërm të syve. /Telegrafi/