Telegrafi

Këtë bilanc negativ Shqipëria nuk e ka pasur qe 14 vite

Humbja e sotme (e diel) nga Luksemburgu ishte e pesta radhazi për kombëtaren shqiptare të futbollit, sepse vinte pas atyre ndaj Spanjës (2-0), Izraelit (3-0), Italisë (2-0) dhe Bosnjë Hercegovinës (2-1).

Për të gjetur një seri të tillë negative të përfaqësues shqiptare duhet kthyer në kohë 14 vite më parë, bënë të ditur Panorama Sport.

Lexo po ashtu De Biasi vendos të flasë me lojtarët, para se të dalë në konferencë për shtyp

Hera e fundit kur Shqipëria regjistroi pesë humbje radhazi, ishte në vitit 2003, ndërsa kuqezinjtë drejtoheshin nga Hans-Peter Briegel.

Asokohe Shqipëria u mposht radhazi nga Bullgaria (2-0, miqësore), Irlanda (2-1, zyrtare), Zvicra (3-2, zyrtare), Maqedonia (3-1, miqësore) dhe Gjeorgjia (3-0, zyrtare).

Kuqezinjtë shënuan të parët ndaj Luksemburgut, por skuadra shumë e dobët e futbollit arriti ta përmbyste rezultatin dhe fitoi 2-1.