Humbja e sotme (e diel) nga Luksemburgu ishte e pesta radhazi për kombëtaren shqiptare të futbollit, sepse vinte pas atyre ndaj Spanjës (2-0), Izraelit (3-0), Italisë (2-0) dhe Bosnjë Hercegovinës (2-1).
Për të gjetur një seri të tillë negative të përfaqësues shqiptare duhet kthyer në kohë 14 vite më parë, bënë të ditur Panorama Sport.
Hera e fundit kur Shqipëria regjistroi pesë humbje radhazi, ishte në vitit 2003, ndërsa kuqezinjtë drejtoheshin nga Hans-Peter Briegel.
Asokohe Shqipëria u mposht radhazi nga Bullgaria (2-0, miqësore), Irlanda (2-1, zyrtare), Zvicra (3-2, zyrtare), Maqedonia (3-1, miqësore) dhe Gjeorgjia (3-0, zyrtare).
Kuqezinjtë shënuan të parët ndaj Luksemburgut, por skuadra shumë e dobët e futbollit arriti ta përmbyste rezultatin dhe fitoi 2-1.