Site icon Telegrafi

Këta do të jenë deputetët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 11:00 do t’i shpallë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

Telegrafi nga burime brenda LDK-së ka siguruar listën e deputetëve të kësaj partie në Kuvend.

Lista mund të pësoj ndryshime eventuale pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të KQZ-së.

Lexo po ashtu Pesë më të votuarit nga 15 deputetët e LDK-së

1. Avdullah Hoti

2. Kujtim Shala

3. Lumir Abdixhiku

4. Anton Quni

5. Armend Zemaj

6. Hykmete Bajrami

7. Agim Veliu

8. Behgjet Pacolli

9. Arben Gashi

10. Besian Mustafa

11. Driton Selmanaj

12. Marigona Geci

13. Vlora Dumoshi

14. Valentina Bunjaku-Rexhepi dhe

15. Rrezarta Krasniqi

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka përfunduar numërimin e votave të rregullta, atyre me kusht dhe personave me nevoja të veçanta, dhe po ashtu sot ka përmbyllur procesin e numërimit të votave nga diaspora.

KQZ ka paralajmëruar për sot në ora 11:00 shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në qoftë se janë të pakënaqura me procesin zgjedhor por dhe rezultatet. /Telegrafi/

Exit mobile version