Site icon Telegrafi

Këta pesë gjigantë evropianë e refuzuan Neymarin – ai ishte i detyruar te shkojë në Arabinë Saudite

Neymar largohet nga PSG pas gjashtë vitesh, gjë që e bëri atë futbollistin më të shtrenjtë në histori. Ai u zhvendos në Al Hilal, ku klubi saudit i garanton atij 320 milionë euro për dy vite.

PSG gjithashtu do të fitojë, pasi do marr një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh.

Neymar vendos kështu një tjetër rekord financiar. Ai bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori për një klub jashtë Evropës. Neymar po largohet nga ai kontinent pas 10 vitesh, sepse para PSG-së ai kaloi katër vjet në Barcelonë.

Por Miguel Delaney, gazetari i Independent, ka zbuluar se Neymar bëri gjithçka për të qëndruar në Evropë.

“Neymar iu afrua të gjitha klubeve më të mëdha dhe më të pasura. Bayern Munich, Manchester United, Real Madrid, Chelsea dhe Manchester City të gjithë refuzuan ta sillnin për shkak të kompensimit të madh dhe rrogës së madhe që kërkoi”, ka shkruar ai.

Lexo po ashtu E pabesueshme, kjo është lista e të gjitha bonuseve dhe përfitimeve të çmendura të Neymarit te Al Hilal

Kjo është arsyeja pse Neymar përfundoi në Al Hilal, i cili është klubi më i njohur në Arabinë Saudite.

Të shtunën, ajo humbi në finalen e Kupës së Kampionëve Arab nga rivalët e përparuar Al Nassr, të udhëhequr nga Cristiano Ronaldo.

Lexo po ashtu Neymar deklarohet për herë të parë si lojtar i Al Hilal

Ky klub ka shpenzuar gati 180 milionë euro për kompensimin e lojtarëve këtë verë, para se të vinte Neymar.

Kalidou Koulibaly erdhi nga Chelsea me kompensim prej 23 milionë eurosh, Ruben Neves nga Wolves (55 milionë euro), Sergej Milinković-Savic nga Lazio (40 milionë euro) dhe Malcom nga Zenit (60 milionë euro).

Nëse këtyre shifrave i shtojmë edhe 100 milionë euro për Neymarin, Al Hilal ka paguar vetëm 278 milionë euro për dëmshpërblimin e lojtarëve të rinj këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version