Site icon Telegrafi

Këta janë zyrtarët e lartë të NISMA-s që do t’i bashkohen VV-së

Lëvizjes Vetëvendosje pritet që sot t’i bashkohen edhe dy anëtarë tjerë që vijnë nga subjekti i tretë opozitar Nisma për Kosovën.

Telegrafi ka mësuar se personat që do të aderojnë janë anëtarë të Kryesisë Qendrore të Nismës, Xhevat Bislimi dhe Bajram Ajeti.

Kjo gjë pritet të zyrtarizohet sot gjatë një konference të paralajmëruar nga Vetëvendosje në orën 13:00 ku do të flasë edhe lideri i kësaj lëvizje Visar Ymeri./Telegrafi/

Xhevat Bislimi

Bajram Ajeti

Exit mobile version