Carlo Ancelotti ka përzgjedhur tre mbrojtësit më të mirë që ka punuar me ta.
Gjatë karrierës së tij, trajneri italian ka punuar me shumë skuadra të mëdha, ku ka pasur rastin të stërvit edhe me futbollistët më të mirë në botë.
Megjithatë, trajneri i Bayern Munich ka bërë përzgjedhjen e tij, duke treguar tre qendërmbrojtësit më të mëdhenj që ka punuar me ta.
Fabio Cannavaro, Franco Baresi dhe Sergio Ramos janë tre të preferuarit e Carlo Ancelottit, me të cilët ka punuar gjatë kohës sa ishte te Parma, Milani dhe Real Madridi, shkruan Telegrafi.
“Cannavaro ishte fantastik në ajër, Baresi lider i mbrojtjes, Ramos më i kompletuari”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/
Këta janë mbrojtësit më të mirë sipas Ancelottit:
Fabio Cannavaro
Franco Baresi
Sergio Ramos