Telegrafi

Këta janë tre finalistët e “X Factor UK”, konkurrenti i Nicole pretendent kryesor për të fituar (Foto)

Sonte (e shtunë) mbahet nata finale e spektaklit të njohur “X Factor UK”, i cili do të përmbyll me sukses fazën 16 javëshe të konkurrimit.

Tre janë finalistët e këtij edicioni: Matt Terry, Saara Aalto dhe grupi “5 After Midnight Smolder”, të cilët garojnë sonte për ëndërrën e madhe.

Ata së pari u paraqiten në audicionet e para gjatë muajve mars dhe prill, teksa më von rrugëtimi i tyre vazhdoi në fazat “Bootcamp” dhe “Vilat e Jurisë”, ku u slekesionuan plot 16 prej tyre për të vazhduar garën në finale.

Të tre garuesitme fat kanë realizuar xhirimet e fundit të klipeve prezantuese, bashkë me mentorët e tyre Nicole Scherzinger, Sharon Osbourne dhe Louis Walsh.

Lexo po ashtu Nicole Scherzinger

Më favorit për ta fituar këtë spektakël është përzgjedhur Matt Terry nga skuadra e djemve, e udhëhequr nga Nicole Scherzinger, përcjell Telegrafi.

Gara do të jetë vërtetë e fortë, gjersa mbrëmja finale ka rezervuar për publikun edhe mjaft surpriza.

Përveç performancave të interesante nga garuesit, në skenë do të ngjitet edhe ish-ylli i “Pussicat Dolls” Nicole Scherzinger, njëherit edhe një nga anëtarët e jurisë, për të dhënë një performancë të shkëlqyer. /Telegrafi/

Matt Terry, një nga finalistët e “X Factor Albania UK” – 2016.

 

Saara Aalto, finaliste në “X Factor UK” – 2016.

 

Grupi “5 After Midnight Smolder”, finalistë të “X Factor UK” – 2016.