Telegrafi

Këta janë tetë futbollistët që u zunë duke pirë cigare (Video)

Një fotografi e publikuar nga gruaja e shokut të skuadrës Marquinhos, i ka bërë sherr mesfushorit italian Marco Verratti.

Anëtari i Paris Saint Germain është parë duke pirë cigare dhe kjo gjë ka ngjallur reagime të mëdha në mediat franceze.

Por Verratti nuk është futbollisti i parë dhe natyrisht që as nuk do të jetë i fundit që ka pirë cigare.

Duke pirë cigare janë zënë edhe futbollistë tjerë të mëdhenj si Mario Balotelli, Mesut Ozil, Ronaldo, Zinedin Zidane e tjerë.

Në një video të publikuar AS, shihen tetë futbollistë të mëdhenj që janë zënë duke pirë cigare. /Telegrafi/