Telegrafi

Këta janë pesë kandidatët e konfirmuar për Kryeprokuror të Shtetit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka rikonfirmuar listën e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit, të cilët do të intervistohen pas një jave nga paneli vlerësues.

Ky rikonfirmim i kandidatëve ka dalë si nevojë pas tërheqjes së prokurorit Arben Ismajli nga gara për Kryeprokuror të Shtetit.

Po ashtu, Këshilli Prokurorial i Kosovës ka ftuar më 18 mars 2022 pesë kandidatët për Kryeprokuror të Shtetit për intervistimin e tyre nga Paneli Vlerësues, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Kandidatët e rikonfirmuar sot nga Këshilli Prokurorial i Kosovës janë:

1. Armend Hamiti, Prokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

2. Blerim Isufaj, Kryeprokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës;

3. Kujtim Munishi, Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës;

4. Lulzim Sulejmani, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit dhe

5. Shqipdon Fazliu, Prokuror në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Lexo po ashtu Shpallet konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Lumezit i skadon mandati në muajin prill

Përzgjedhje Kryeprokurorit të ri bëhet pasi kryeprokurorit aktual Aleksandër Lumezi i skadon mandati në prill të këtij viti.

Mandati i kryeprokurorit të shtetit është 7 vjeçar, pa mundësi riemërimi.

Lumezi pozitën e tij si kryeprokuror e kishte marrë më 21 prill të vitit 2015, pas dekretimit të tij nga ish-presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga./Telegrafi/