Telegrafi

Këta janë lojtarët që mund ta zëvendësojnë Marchision

Lëndimi i Claudio Marchisios mund ta detyrojë Juventusin që të shtojë përpjekjet për përforcimin e mesfushës.

Mesfushori italian e ka dëmtuar ligamentin e gjurit të majtë në ndeshjen ndaj Palermos dhe do të mungojë gjashtë muaj.

Ai do të operohet gjatë ditës së sotme (e martë), ndërsa klubi po mendon për ta zëvendësuar, pasi ai nuk mund të luajë edhe në një pjesë të sezonit të ardhshëm.

LN’Golo Kante (Leicester City), Yaya Toure (Manchester City) dhe Lucas Biglia (Lazio) janë shënjestrat e Bianconerëve.

Sipas Tuttosport, Juve do të kërkojë një top-mesfushor gjatë verës në mënyrë që ta ketë ekipin më të fortë për edicionin 2016/2017. /Telegrafi/