Leximi para gjumi është një ndër momentet më të lumtura midis prindërve dhe fëmijëve
Është mundësi për të bërë një hap para së bashku drejt një bote emocionuese me mrekulli dhe magji, e gjithashtu edhe mënyrë e mirë për të zhvilluar shijen e literaturës qysh në fëmijërinë e hershme.
The Adventures of Tom Sawyer – Mark Twain
Ky djalosh amerikan është ndër karakteret më unike dhe origjinale në të gjithë literaturën botërore.
Lini fëmijët të kënaqen me këtë libër të mahnitshëm duke kërkuar thesare dhe duke u bërë së bashku piratë.
Ky libër do t’i mësoj fëmijët se si të jeni kureshtarë, transmeton Telegrafi.
A Bear Called Paddington – Michael Bond
Kjo histori fillon në Paddington Station, Londër. Një ari i vogël ka rritur nga ”Peruja më e errët” dhe me padurim ishte duke e pritur dikë që ta dërgoj në shtëpi.
Fatmirësisht, ai ishte gjetur nga një familje e dashur, që e kishte adoptuar atë.
Ky libër është shumë i dashur dhe Paddington i lezetshëm do të bëhet mik i dashur i familjes suaj.
Mary Poppins – Pamela Lyndon Travers
Kjo është histori tjetër me të cilën fëmijët do të bien në dashuri në moshë të hershme, dhe do të kenë mundësinë ta rilexojnë disa herë tjera në të ardhmen.
Libri do t’i mësoj fëmijët që jemi ne ata që e krijojmë realitetin tonë dhe që mund t’i mbushim jetët tona me mrekulli apo jo, varësisht nga zgjedhjet tona.
Peter Pan – J.M. Barrie
Ky libër ka një karakteristikë të mahnitshme sepse ju do të kënaqeni duke ia lexuar librin fëmijës tuaj, mirëpo që të dy do të vëreni gjëra të ndryshme.
Fëmija juaj do të jetë i lumtur të dëgjoj këtë histori të mrekullueshme dhe aventurat e jashtëzakonshme. Ndërsa për të rriturit do të hap shumë debate.
Si ndodhi që kemi harruar të fluturojmë? A është e mundshme të ndjehemi të lirë sikur kur kemi qenë fëmijë? /Telegrafi/