Lista e kandidatëve për automjetin e vitit që tradicionalisht ndahet në Panairin e Gjenevës, është shkurtuar nga 34 në shtatë sosh.
Juria e përbërë nga 58 gazetarë të specializuar nga revistat evropiane të automjeteve, ka marrë vendim që në konkurrencën e ngushtë të konkurrojnë këto modele:
BMW Series 2 Active Tourer
Citroen C4 Cactus
Ford Mondeo
Mercedes C Class
Nissan Qashqai
Renault Twingo
Volkswagen Passat
Telegrafi njofton se të drejtën e pjesëmarrjes në garën për automjetin më të mirë në tregun evropian e kanë pasur të gjitha modelet e prezantuara nga shtatori 2013 deri në shtator 2014.
Peugeot 308 është kampioni në fuqi i kësaj gare. /Telegrafi/