Telegrafi

Këta janë golashënuesit më të mëdhenj të kombëtares së Brazilit (Foto)

Legjenda braziliane, Pele, është futbollisti që ka shënuar më shumë gola për kombëtaren braziliane.

Me 77 golat e tij, Pele ende mban primatin e futbollistit me më shumë gola me fanellën e Brazilit.

Pas legjendës braziliane vjen Fenomeni Ronaldo, i cili ka shënuar plot 62 gola për kombëtaren braziliane.

Lexo po ashtu ‘Ronaldo i ri’ - Tetë sulmuesit të cilët kanë dështuar për të zëvendësuar ‘Fenomenin’ (Foto)

Në vendin e tretë gjendet, Romario, që ka arritur të tundë plot 55 herë golat e kundërshtarëve me këtë fanellë.

Ndërsa, me golin e shënuar mbrëmë, Neymar, ka kaluar në vendin e katërt me 49 gola, duke lënë pas vetes legjendën, Zico, që ka 48 gola me Brazilin. /Telegrafi/