Do të jetë një treshe sllovake për të gjykuar miqësoren e 26 marsit në Vjenë mes Austrisë dhe Shqipërisë.
Ky takim miqësor pritet tu shërbej të dy skuadrave në përgatitjet për France 2016 dhe për të dyja kombëtaret janë miqësoret e para të këtij viti.
Do të jetë Ivan Kruzliak kryesori që do të gjykojë këtë takim dhe ndihmësit e tij do të jenë Tomas Mokos dhe Ondrej Brendza.
Këtë sezon ai ka drejtuar ndër të tjera, më 4 gusht 2015, ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kampionëve, Ajax Amsterdam – Rapid Viena (2-3) dhe atë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, Basel- Fiorentina (2-2), më 26 nëntor 2015.