Pep Guardiola është një trajner i cili ka zbuluar shumë talent të futbollit, por edhe ka rritur disa tjerë, duke i bërë lider të vërtetë.
Trajneri spanjoll ka fituar titujt kryesor në ligën spanjolle dhe atë gjermane, me Barcelonën dhe Bayernin, teksa ka fituar edhe Ligën e Kampionëve me gjigantin spanjoll.
Titujt e fituar kanë qenë për meritë të taktikave të tij, motivimin dhe besimin në futbollist të rinj, por edhe në disa me moshë mesatare, pasi që kanë pësuar rënie në karrierë.
Thiago Alcantara, Joshua Kimmich, David Alaba, Sergio Busqets dhe Pedro kanë qenë disa nga futbollistët që kanë lulëzuar gjatë drejtimit të Guardiolas.
Megjithatë, edhe lojtarë të pjekur si Philipp Lahm, Javier Mascherano dhe Eric Abidal, kanë mësuar shumë nga trajneri spanjolli, i cili gjermanin e ka mësuar me pozitën e mesfushorit, argjentinasin si qendërmbrojtës, teksa Abidalin e ka rikthyer të rëndësishëm pas kthimit të tij nga transplantimi i mëlçisë.
Ndërsa, arritja më e madhe e Guardiolas është bërja e Lionel Messit futbollistin më të mirë në botë. /Telegrafi/
Lista e futbollistëve që lulëzuan me Guardiolan:
1.Thiago Alcantara
2.Joshua Kimmich
3.Jerome Boateng
4.Pedro Rodriguez
5.Dani Alves
6.Javier Mascherano
7.Sergio Busquets
8.Philipp Lahm
9.Eric Abidal
10.Xabi Alonso
11.David Alaba