Site icon Telegrafi

Këta janë emrat e tri viktimave të vrasjes dhe vetëvrasjes në Prishtinë

Tragjedia në lagjen Dardania, ku sot ndodhi vrasje e trefishtë në një familje, ka tronditur kryeqytetin.

Një burrë i moshës 61-vjeçare vrau gruan e tij 60-vjeçare dhe nusen e djalit 28-vjeçare, pasta edhe veten.

Burime të Gazetës Express brenda Pokurorisë së Shtetit kanë treguar edhe identitetet e tre personave që u vranë rreth orës 13:00 të ditës së sotme.

“Burri që e ka vra veten emrin Hasan Krasniqi, gruja Hysnije, reja Remzie”, kanë treguar nga Prokuroria.

Vrasja e rëndë që ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, po dyshohet të ketë ndodhur shkaku i problemeve familjare.

Lexo po ashtu Policia jep detaje të reja rreth vrasjes së trefishtë në Prishtinë

Kryefamiljari i cili vrau gruan, nusen e djalit dhe pastaj vetën dyshohet të ketë qenë me probleme mendore.

Kështu ka thënë për Telegrafin edhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka.

Lexo po ashtu Vrasje në Prishtinë, vriten tre persona (Foto)

“Ende jemi në vendin e ngjarjes. Jemi duke mbledhur informacione se cili ka qenë motivi i kësaj vrasje, deri më tani sipas informacioneve dyshohet për probleme familjare, pasi që edhe personi që kreu vrasjen dyshohet të ketë qenë me probleme mendore”, ka thënë Beka.

Krimi brenda familjes ndodhi rreth orës 13 e 20 në rrugën “Bill Clinton” në Prishtinë. /Telegrafi/

Exit mobile version