Riyad Mahrez ka folur në lidhje me trajnerët më të mirë në botën e futbollit.
Sipas mesfushorit algjerian, Claudio Ranieri është trajneri më i mirë në Angli, ndërsa Zinedine Zidane në botë.
“Në Angli, trajneri numër një është i joni, Claudio Ranieri”, ka thënë Mahrez për mediat angleze, përcjell Telegrafi.
“ndërsa, në botë, do të thoja Zinedine Zidane sepse ai fitoi Ligën e Kampionëve” , ka përfunduar anësori algjerian.
Ndryshe, Mahrez ishte në listën e ngushtë prej 10 futbollistë më të mirë të zgjedhur nga portali i njohur ‘Goal.com’. /Telegrafi/