Herolind Shala arriti t’i shënoi dy gola në ndeshjen e mbrëmshme për skuadrën e tij Slovan Liberec.
‘Viktimë’ e Liberecit në top formë ishte skuadra e Jihlavas, e cila u mposht 2-0 pikërisht me golat e Shalës.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare, arriti të shënoi dy gola fantastik brenda 10 minutave, ku fillimisht në minutën e 34-të me një goditje të fortë jashtë zonës mposhti portierin mysafir.
Ndërkohë një minutë para fundit të ndeshjes, Shala u shërbye mirë nga Vuch dhe përballë portierit ishte i saktë.
Me dy golat e shënuar Shala është ngritur në koutën e gjashtë golave në kampionat, ndërsa ai ka shënuar një gol edhe në Ligën e Evropës dhe ka shtuar pesë asistime. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=kV1-ajZTPCI