Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ende nuk ka dalë me listën përfundimtare me emrat e kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kryesia e PDK-së ka mbajtur takim për përpilimin e listës përfundimtare, e cila sonte duhet të dorëzohet në KQZ.
Telegrafi – nga burime të saja – mëson se pjesë e kësaj liste nuk do të jenë disa nga “figurat e mëdha të PDK-së”.
“Hajredin Kuçi, Besim Beqaj, Latif Gashi, Justina Shiroka, Fehmi Mujota, Shpresa Rama dhe Bajrush Xhemajli janë anëtarët të cilët me vetëdëshirë janë tërhequr nga kjo garë”, thonë burimet.
Mbledhja e radhës e kryesisë pritet të mbahet në orën 21:00. /Telegrafi/