Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka miratuar rekomandimin për Presidentin e Republikës lidhur me kandidatët e radhës që zëvendësojnë deputetët që janë bërë ministra.
Nga Lëvizja Vetëvendosje do të zëvendësohen pesë deputetë, Enver Haliti zëvendëson Albin Kurtin, Alban Hyseni zëvendëson Glauk Konjufcën, Arta Bajralija zëvendëson Albulena Haxhiun, Fitim Haziri zëvendëson ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Eman Rrahmani zëvendëson Haki Abazin, transmeton Telegrafi.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Hatim Baxhaku zëvendëson Anton Qunin, Fidan Rekaliu zëvendëson Lumir Abdixhikun, Xhavit Uka zëvendëson Avdullah Hotin, Besa Gaxherri zëvendëson Hykemete Bajramin dhe Shkumbin Gashi zëvendëson Besian Mustafën.
Nga Nova Demokratska Stranka, Zikreta Aliti e zëvendëson Emilija Redžepin. /Telegrafi/